Hazard: Shpresoj të vazhdoj të luaj futboll

Ylli i Real Madrid-it Eden Hazard ka thënë që dëshiron të jetë aktiv në futboll edhe për pesë ose gjashtë vite të tjera, pavarësisht lëndimeve të shpeshta që është duke kaluar kohëve të fundit në “Santiago Bernabeu”.

Hazard u transferua tek “Galaktikët” nga Chelsea në vitin 2019, për një shumë që raportohet të jetë rreth 110 milionë euro, përcjell KosovaPress.

“Jam duke shpresuar që të vazhdoj të luaj futboll për shumë vite, dhe gjithmonë dëshiroj që të kaloj sa më mirë në fushë”, tha Hazard për “On The Front Foot”.

“Unë sapo kam mbushur 30 vjeç, kështu që për aq kohë sa trupi im ndihet mirë, shpresoj se mund të luaj edhe për pesë ose gjashtë vite të tjera”, shtoi ylli belg.

Hazard së fundmi ka pësuar një lëndim në muskul të këmbës, ku stafi mjekësor i Real Madrid-it e ka konfirmuar se ai do të mungojë tre javë.

Ai ka bërë 20 paraqitje për Real-in, gjashtë prej tyre në këtë sezon, duke regjistruar vetëm tre gola.

Kategoritë
Sport