Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi se premtimi i kryeministrit Albin Kurti se do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner.
Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se është lajm i mirë që Kurti takon krerët e sigurisë, por sipas tij, ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro e pajisje joadekuate.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Premtimi i Kurtit se Kosova do të ketë ushtri të detyrueshme doli të jetë vetëm mashtrim ordiner.
‘Fondi i Sigurisë’ më as që përmendet nga ai.
Ushtria duhet të trajtohet nga shteti me dinjitet e respekt e jo me mashtrim.
Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Albin Kurtit. /Telegrafi/