Një sindikatë që përfaqëson ushtarët u dërgoi një letër ligjvënësve për mospagesën e tre divizioneve të ushtrisë që shërbejnë përgjatë lumit Meriç (i njohur si Evros në Greqi), i cili formon kufirin turko-grek.
Ushtarët grekë që shërbejnë përgjatë kufijve verilindor të vendit për të ndaluar migrimin e parregullt pretendohet se nuk janë paguar për më shumë se gjashtë muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat lokale, një sindikatë që përfaqëson ushtarët u dërgoi një letër ligjvënësve për mospagesën e tre divizioneve të ushtrisë që shërbejnë përgjatë lumit Meriç (i njohur si Evros në Greqi), i cili formon kufirin turko-grek.
Unioni Ushtarak i Rajoneve Administrative të Maqedonisë Lindore dhe Trakisë pretendon se divizionet kufitare nuk janë paguar për më shumë se gjashtë muaj.
Në letrën e dërguar ligjvënësve po ashtu theksohset se pas një incidenti të ngjashëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, çështja u zgjidh pasi deputeti Christos Dermetzopoulos i rajonit Evros ngriti çështjen në parlament.
Duke iu drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos, në letër thuhet se, “Ne shpresojmë për mbështetjen tuaj në mënyrë që mos ndëshkohen oficerët e Forcave të Armatosura që shërbejnë në këtë zonë kritike duke bërë çdo përpjekje për të mbrojtur kufijtë tanë”.
Forcat kufitare greke po ashtu janë akuzuar nga migrantët dhe grupet e të drejtave për abuzime, vjedhje dhe kthim të dhunshëm të migrantëve që mbërrijnë në Greqi.