Gjyqtarja më e bukur e futbollit refuzoi shumë oferta nga agjencitë e top modeleve

Në vitin 2018, gazeta angleze “The Sun” e cilësoi polaken Karolina Bojar-Stefanska (24) gjyqtaren më të bukur të futbollit në botë dhe që atëherë ajo ka fansa të shumtë në mbarë planetin.

Bojar-Stefanska ka rreth 170 mijë ndjekës në Instagram dhe ka pasur edhe oferta për të filluar modelingun.

“Padyshim që nuk e kam menduar, megjithëse duhet të pranoj që kam pasur oferta të tilla, duke përfshirë një telefonatë nga një agjenci top modele. Por kjo nuk është ajo që dua fare. Kam nevojë për një ndjenjë përmbushjeje, kënaqësie dhe adrenaline në jetën, dhe këtë e gjej në futboll, në fushë dhe në punën e saj si avokate”, tha polakja për Bild.
Gjyqtarja e re tregoi se kishte edhe një ofertë për Playboy, por ajo nuk pranoi.

“Po (qesh). Unë refuzova sepse privatësia është shumë e rëndësishme për mua”, tha Bojar-Stefanska.

Në mesazhe private në Instagram, ajo ka marrë edhe foto sugjestive të meshkujve, por ato shkojnë menjëherë në “spam” dhe fshihen.
Arbitra tërheqëse pranoi se ka marrëdhënie të mira me futbollistët në fushë, të cilët e respektojnë. Burri i saj është mbështetja e saj më e madhe dhe ajo përpiqet të përparojë dhe të jetë më e mirë në punën e saj çdo ditë./gazetaere

Kategoritë
Sport