Gjithçka çfarë dihet deri më tani nga vrasja e policit serb dhe kërkimit të Artan Hajrizit – Pamje nga vendi i ngjarjes

Loznica, 18. jul 2024. Pucnjava u Loznici, Ubijen policajac, Hronika, mesto dogadjaja, Policija stigla na mesto ubistva Foto: Filip Krainčanić/Nova.rs

Mëngjesi i sotëm nisi me një lajm nga Serbia. Një zyrtar policor serb është vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëmë rreth orës 00:55 minuta.

Policia e Serbisë raportohet se kishin ndalur në një kontroll rutinore një veturë me targa të huaja. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme serbe policët kishin ndalur veturën dhe me të kërkuar dokumentet, një nga të dyshuarit kishte refuzuar që t’ua jepte.

“Në taksi ndodheshin dy shtetas të huaj, të cilët kanë qëlluar në drejtim të policit rrugor”, thuhej ndër të tjerash.

Madje thuhet se i njëjti refuzoi të hapte çantën dhe më pas shtiu me armë, ku la të vdekur një polic serbe 34 vjeçar dhe plagosi një tjetër.

I vrarë në këtë rast është Nikolla Krsmanoviq dhe i plagosur Vjekoslav Iliq, 50 vjecar.

Sipas zyrtarëve serbë i dyshuar në këtë rast për vrasjen e policit serb është Artan Hajrizi, 33 vjecar.

Hajrizi po ashtu dyshohet se është vëllai i Faton Hajrizit, i cili u arratis nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Hajrizi kishte deklaruar se nuk është në Kosovë dhe as në Ballkan.

Madje ai telefoni mbrëmë në një debat televiziv ku ndër të tjerash tha se është diku në Evropë deh se kërkon garanci për kthimin në burg. Sipas raoprtimeve të mediave serbe dyshohet se vëllezërit nga Klina e Poshtme e Skenderajt ishin bashkë në veturë kur ndodhi rasti.

Artan Hajrizi po jetonte ndër vite në Gjermani. Ai po punonte në ndërtimtari në qytetin Hanover të Gjermanisë.

Madje i njëjti ishte shumë aktiv në rrjetin social “TikTok”. Përpos videove të shumta ai kishte publikuar kohë pas kohe edhe pjesë të intervistave të Faton Hajrizit.

Autoritetet serbe janë vënë në kërkim të  të dyshuarve.

Vendi i ngjarjs në Loznicë është mbuluar nga zyrtar të shumtë policorë, të veshur me antiplumb e me armë të gjata.

Rrugët janë stërmbushur me xhandarmëri, zyrtarë policorë. Po ashtu në kërkim të tyre janë vendosur edhe helikopterë të shumtë.

Në lidhje me këtë rast, kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se ka informacione po aq sa kanë edhe mediat deri më tani.

“Po ato informacione qe i keni ju i mora edhe unë sot në mëngjes nuk kamë diçka shtesë por organet tona të sigurisë dhe të rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që përcjellni me vëmendje në orët në vazhdim komunikatat e Policisë dhe ato të Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme”, tha Kurti.

“Edhe unë jam duke pritur dhe do të pres derisa ata të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse edhe ne mendojmë që kjo gjë nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë edhe nga aspekti i sigurisë, edhe nga këndi profesional dhe juridik”, u shpreh Kurti.

Kurse pas kësaj ngjarje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është apeluar tek mërgimtarët që të shmangen kalimet nëpër Serbi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i  vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb”./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi