GJEOPOLITIKA RUSE E ALEKSANDËR DUGINIT PËR TA KUPTUAR LUFTËN E UKRAINËS

Nga: Bayram POMAK

Aleksandar Dugin, është strateg rus. Gjatë fundit të Gushtit e humbi vajzën e tij si pasojë e bombës që ju vendos në veturën e saj. Dugini është nacionalist dhe strateg rus. Vepra e tij “Gjeopolitika ruse” është shumë e rëndësishme për ta kuptuar luftën në Ukrainë. Kjo vepër nxjerr teori për strategjinë e ardhshme të Rusisë dhe për rreziqet me të cilat ballafaqohet. Fakti që këtë vepër e bën interesante është se gjatë luftës në Ukrainë po realizohen shumë gjëra që i ka shkruar.

Në vepërn e tij “Gjeopolitika ruse” Aleksandër Dugin e ndan botën në dy blloqe. Në këto pole i sistemon fuqitë që në thelb janë të kundërta, ato të Atlantikut dhe ato të Euro-azisë. Në qendër të bllokut të Atlantikut qëndrojnë SHBA-të, kurse në qendër të bllokut Euro-aziatik qëndron Rusia. Dugin pretendon se lufta kryesore po ndodh në mes të dy blloqeve. Dugin e bën me dije se blloku i Atlantikut planifikojnë që Rusinë ta degradojnë nga niveli perandorak, në statusin e “shtetit rajonal”. Rusia e cila pësoi rënie të cilësisë pas rrënimit të Paktit të Varshavës dhe BRSS-së gjatë kohës kur ndodhi kjo, do të pësojë edhe më shumë rënie të ndikimit. Sipas tij, nëse Rusia mbetet si “shtet rajonal”, kjo është e barabartë me vetëvrasjen e saj, sepse pa qenë perandori Rusët e humbinidentitetin e saj dhe si popull fshihen nga faqja e historisë.

Dugin thotë se strategjia e Atlantikasve për ta ngushtuar Rusinë në prezantua në Kongresin Amerikan në vitin 1992, “Problemi më i madh i SHBA-ve është që nuk po lejohet që kjo e fundit nuk po lejohet të ketë strategji të madhe dhe të pavarur për të zbatuar politikë të pavarur nga Rusia në tokat e ish Bashkimit Sovjetik.” Mu për shkak të kësaj arsyeje jetike tëPerëndimit, thekson se Rusisë përpiqen t}i japin rol të “shtetit rajonal”.

Dugin shkruan: “Tani e tutje, (Unioni i Shteteve të Pavarura, shtetet e ish BRSS-së), të gjitha shtetet i kanë dy zgjedhje: “ose të kthehen në projektin e Euro-azisë ose të kalojnë të reshtohen me NATO-n. Në kuadër të secilit shtet ekzistojnë edhe Euro-aziatikët (përkrahësit e Moskës) edhe anti Moskasit, pra simpatizuesit e Amerikanëve. Qoftë edhe vetëm ‘Ukraina e pavarur’ është një hap i hedhur drejtë atlantikasve. Sapo Ukraina doli nga hapësira Euro-aziatike (Pasi që u rrëzua udhëheqësia pro-Ruse në Ukrainë) u shfaqën problemet: Çështja e Krimesë, problemi i popullatës Ukrainase që flet rusisht, pavarësia e kishë ukrainase etj, etj. Ukraina dhe Rusia që u shndërruan në dy shtete të ndryshme u sistemuan në anët e ndryshme të barikadës gjeopolitike. Ukraina po nis ta luaj rolin e tampon zonës dhe po shndërrohet në pararojën e NATO-së.”

Dugin shprehet se Ukraina sovrane gjithsesi do të jetë gjendje negative për gjeopolitikën ruse. Njëri ndër faktorën më thelbësor të kësaj gjithsesi është rëndësia e Detit të zi. Për këtë arsye Dugin e vë në pah strategjinë si në vazhdim: “

Andaj Dugin e shpalos strategjinë si në vazhdim, ‘Nëse Rusia s’e kontrollon rajonin në mes të Oçakivit dhe Kerçit, nuk do të dihet se kush e kontrollon atë pjesë. Sado që Ukraina të pretendojë se është shtet sovran, nuk dihet se kush e kontrollon atë pjesë dhe kjo e cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë sovranitetin e Rusisë. Deti i Zi, nuk ka qasje në ‘ujërat e ngrohta dhe për shkak të monitorimit të fuqishëm të palëve të cilat janë pjesë e Atlantikut përmes grykës së Stambollit dhe asaj të Çanakalasë, i bie drastikisht rëndësia gjeopolitike. Nëse vazhdon të mbetet shtet i pavarur, Ukraina përbën rrezik për të gjitha shtetet e Euro-azisë. Pa u zgjidhur çështja e Ukrainës, nuk ka kuptim të flasim për gjeopolitikën kontinentale. Kundruar nga aspekti strategjik, Ukraina duhet të ekzistojë si zgjatim i Moskës në Jug dhe Perëndim.”

Dugin thotë se qëndrimi i Ukrainës si shtet i pavarur, është rrezik që i futet Rusisë nga palët e Atlantikut. Për këtë arye thotë se Ukraina nuk do të mund të qëndrojë si shtet sovran dhe unitarë dhe se nuk do të lejohet ekzistimi i saj më tutje. Sipas Duginit, Ukraina duhet të copëtohet në disa rajone.

  1. Ukraina Lindore: Ky rajon tërësisht i takon Rusisë.
  2. Krimea
  3. Pjesa qendrore në të cilën gjenden edhe Kievi
  4. Ukraina Perëndimore: Kulturalisht i takon pjesës gjeopolitike të Evropës së mesme katolike

Në këtë libër që është shkruar disa vite para se të nis lufta Ukrainës, Dugin shkruan se Rusia mund të tërhiqet drejtë “një lufte me dendësi të cekët”.

‘‘ Lufta me dendësi të cekët” e shkaktuar përreth federatës Ruse, e cila do t’i bëjë rusët t’ju bie respekti në arenën ndërkombëtare dhe do ta dobësojë edhe më tutje stabilitetin socio-ekonomik të shtetit i cili sidoqoftë nuk është i shëndoshë, nga aspekti i saj madje mund të del fitimtare. Madje qoftë edhe nëse rusët ia dalin mbanë ta marrin një pjesë të tokës së tyre të bekuar prej fqinjëve, kostoja e kësaj do të jetë ri-shfaqja e shteteve armike. Si rezultat i kësaj këto shtete, do të shtyhen drejtë kampit të Atlantikasve (Kampi Perëndimor, SHBA-të). Në këtë situatë integrimi imperial për të cilin ka nevojë Rusia, do të shtyhet për një kohë të pacaktuar.” 

Aleksandër Dugin është udhërrëfyes i mirë për ta kuptuar se ç’kuptim ka për Rusinë lufta në Ukrainë, e cila në masë të madhe e përbën aktualitetin botëror. Për Rusinë, në fakt Ukraina nuk është shtet tjetër. Sado që ta ketë shpallur pavarësinë nga BRSS, deri në vitin 2014 Ukraina ishte shtet në ndikimin rus. Grushteti Majdan që u realizua me përkrahjen e sorosit, qeveria e këtij shteti kaloi nga përkrahësit e Rusisë në përkrahësit e Bllokut Perëndimor. Derisa ndodhnin të gjitha këto zhvillime, Rusia nuk qëndroi duar-kryq por ndërhyu në Krime dhe e aneksoi atë. Dugin thotë se Krime është derë që hapet drejtë Detit të Zi dhe humbja e kontrollit në këtë vend, është humbje e daljes në ujërat e ngrohta. Njëkohësisht Dugin shprehet se një Ukrainë “sovrane” është shtet pro-Perëndimor dhe se ky për Rusinë është rrezik jetik. Gjithashtu thotë se problemi themelorë është shtrirja e NATO-së drejtë Lindjes.

Sipas Duginit, strategjia e përcaktuar nga Perëndimi për Rusinë është vetëvrasje e këtij shteti, sepse populli rus nuk ka alternativë tjetër pos të jetë imperial. Nëse Rusia nuk ka politika për zgjerim, ky shtet do të rrethohet nga Perëndimi e sidomos nga SHBA dhe si e tillë do të ngufatet. Andaj pretendon se rruga e vetme është zgjerimi. Kundruar nga ky kënd dugin thotë: “Objektivi i Rusisë është që ndikimin strategjik ta shtrijë drejtë Lindjes, Perëndimit dhe Jugut. Kurse qëllimi i NATO-së është që Rusinë ta burgos brenda hallkës anakonda”.

Për shkak të arsyeve të lartë-theksuara, çështjen Ukrainës do të ishte shumë gabim nëse e shikojmë vetëm si problematikë mes Rusisë dhe Ukrainës. Ukraina që është tampon zonë, fillimisht u fut nën kontroll përmes grushtetit të shoqërisë civile. Por lufta e vërtetë ngjau pasi që Rusia e nxorri ushtarin e saj në terren. Sot e shohim se vërtetë është duke u realizuar “lufta me dendësi të cekët” për të cilën flet Dugini. Derisa në një anë vazhdon lufta me ritme të tilla, në anën tjetër Rusia e realizon strategjinë e saj për copëtimin e Ukrainës. Fakti se kjo luftë do të zgjatet edhe më tutje është diçka që vërehet kthjellët. Ne po i shohim vetëm fazat e para të luftës në mes të Perëndimit dhe Rusisë. Dugin e përcakton shumë qartë kornizën e luftës. Me kalimin e kohës do ta shohim nëse Rusia dhe Perëndimi këtë luftë do ta përfundojnë sipas principit fito-fito apo sipas principit humb-fito. Veçse diçka është e qartë se kjo luftë do të vazhdojë të na e tërheq vëmendjen edhe për shumë kohë në të ardhmen.

 

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina