Futbollisti shqiptar ftohet nga përfaqësuesja e Malit të Zi

Një emër surprizë në listën zyrtare të përfaqësuses së Malit të Zi. Bëhet fjalë për futbollistin shqiptar Kristijan Vulaj, i cili është grumbulluar nga trajneri Miodrag Raduloviç, për 3 sfidat e muajit mars ndaj Letonisë, Gjibraltarit dhe Norvegjisë.  

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi shqiptar në Mal të Zi, KF Deçiç Tuz.

“Futbollisti ynë, Kristijan Vulaj është ftuar nga përfaqësuesja e Malit të Zi. Njëherasi është shkruar historia; futbollisti i parë i Deçiqit në 94 vitet e fundit që ftohet në ekipin A të Malit të Zi”, shkruhet në njoftimin e klubit shqiptar.

Kujtojmë që Vulaj më parë ka luajtur edhe për grupmoshat U19 tëMalit të Zi. Vlera e tij në transfermarkt është 125 mijë euro.

Kategoritë
Sport