Hertha njoftoi se lojtari i tyre ishte diagnostikuar me tumor i testikujve, por ende nuk është vendosur një diagnozë e plotë.
Anësori i klubit gjerman të futbollit Hertha Berlin, Marko Richter (24), do të mungojë në përgatitjet parasezonale, pasi klubi i Bundesligës njoftoi se do t’i nënshtrohet operacioni të tumorit.
Hertha njoftoi se lojtari i tyre ishte diagnostikuar me tumor të testikujve, por ende nuk është vendosur një diagnozë e plotë.
“Marco ka absolutisht të gjithë mbështetjen tonë në këtë situatë. Shpresojmë që ai të shërohet dhe të kthehet sa më shpejt”, tha drejtori sportiv i Hertha-s, Fredi Bobiç.
Richter është ish-përfaqësues i kombëtares gjermane U-21. Ai shënoi gjashtë gola në 33 ndeshje në sezonin e tij të parë me Hertha-n, të cilës iu bashkua gushtin e kaluar nga Augsburg.