FSK stërvitet me ushtrinë shqiptare për garën e ushtrive që do të mbahet në Britani

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me një skuadër nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, në koordinim me ambasadën e Mbretësisë së Bashkuar, kanë realizuar ushtrimin fushor “Camprep24”.

Përmes një postimi nga faqja zyrtare e FSK-së, thuhet se të dyja skuadrat kaluan sfidat e ngjashme që do të jenë gjatë realizimit të garës, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në garën “Cambrian Patrol 2024”, skuadra e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një skuadër nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në koordinim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe me qëllim vlerësimin e skuadrave pjesëmarrëse në garë, kanë realizuar ushtrimin fushor “ Camprep24”, ku skuadrat u testuan kaluan sfidat e ngjashme që do të jenë gjatë realizimit të garës”, thuhet në postimin e tyre.

Teksa në përfundim, thuhet se skuadrat kanë treguar disiplinë, motiv e përkushtim të lartë.

Gara “Cambrian Patrol”, realizohet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe me pjesëmarrjen e një numri të madhe nga të gjitha vendet e botës.

/Reporteri.net/.

Kategoritë
LajmeVendi