FIFA ka nisur procedurat kundër Serbisë për shkak të flamurit në dhomën e zhveshjes

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur një hetim kundër Serbisë për shkak të flamurit që ishte varur në dhomën e zhveshjes së asaj kombëtareje para ndeshjes kundër Brazilit, ku Kosova u shfaq si pjesë e atij vendi. Fotoja nga dhomat e zhveshjes së Serbisë me flamurin e kontestuar dhe mbishkrimin “Jo dorëzim” ka hasur në reagimin e ministrit kosovar të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku, i cili përmes Twitter-it ka thënë:

“Fotografitë e turpshme nga dhoma e zhveshjes serbe përcjellin mesazhe të urrejtjes, ksenofobisë dhe gjenocidit ndaj Kosovës gjatë Kupës së Botës. Pres veprime konkrete nga FIFA duke pasur parasysh se Federata e Futbollit të Kosovës është anëtare e plotë e FIFA-s dhe UEFA-s.”

Ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës

“Kupa e Botës është një ngjarje që duhet të përhapë gëzim dhe unitet dhe të dërgojë mesazhe shprese dhe paqeje, jo urrejtje. Kërkojmë nga FIFA që të marrë masa kundër veprimeve të tilla”, njoftoi Federata e Futbollit të Kosovës, e cila është anëtare e FIFA-s që nga viti 2016. .. vjet.

“Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka nisur një hetim kundër Federatës Serbe të Futbollit për flamurin e varur në dhomën e zhveshjes para ndeshjes kundër Brazilit bazuar në nenin 11 të rregullores disiplinore dhe nenin 4 të rregullores së Kupës së Botës 2022”, tha FIFA.

Kategoritë
Sport