FIFA ka nisur procedimin disiplinor ndaj Kroacisë për fyerje të portierit kanadez Borjan

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) hapi procedurat disiplinore ndaj kombëtares kroate për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Kanadasë.

Përkatësisht, gjatë ndeshjes së xhiros së dytë, tifozët kroatë kanë fyer portierin kanadez Milan Borjan.
Borjani ka lindur në vitin 1987 në Knin dhe ka jetuar atje deri në vitin 1995. Borjan gjatë viteve të kaluara ka bërë deklarata të pahijshme për luftën në Kroaci, të cilat tifozët kroatë nuk ia kanë falur dhe e kanë provokuar gjatë gjithë lojës.

Po ashtu, pas ndeshjes në internet ka filluar të qarkullojë edhe numri i celularit të portierit të Cërvena zvezdës, i cili ka thënë se ka marrë shumë mesazhe nga tifozët e zemëruar kroatë.

Sipas rregullores disiplinore të FIFA-s, Federata Kroate e Futbollit ndoshta do të marrë vetëm një gjobë.

Kategoritë
Sport