Fidan: Paqja në Kosovë, qetësia në Ballkan, strategjia jonë numër një

Kryediplomati turk tha se mbështetja e Türkiyes për Kosovën do të vazhdojë, duke theksuar: “Kosova të jetë në paqe, Ballkani të jetë i qetë, kjo është strategjia jonë numër një”

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, vuri në dukje se vendi i tij gjithmonë ka qenë në favor të zgjidhjes së problemeve, përfshirë edhe tensionin në Ballkan, përmes dialogut, paqes dhe negociatave, raporton Anadolu.

“Kosova të jetë në paqe, Ballkani të jetë i qetë, kjo është strategjia jonë numër një”, u shpreh kryediplomati turk gjatë programit të organizuar në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren.

Në fjalën e tij, Fidan përcolli përshëndetjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe tha se prania turke në Prizren është një nga elementët më të jashtëzakonshëm të pranisë turke në Ballkan që ka vazhduar për 600 vjet.

“Jemi të lumtur që ju kemi. Fakti që ju keni mbajtur gjallë gjuhën, kulturën dhe historinë turke për vite me radhë, pavarësisht nga të gjitha llojet e kushteve, si dhe prania juaj, uniteti, vitaliteti dhe madhështia këtu kanë vërtetë shumë kuptim për ne. Mirëqenia juaj, të jetuarit në paqe dhe prosperitet, është me të vërtetë një nga shqetësimet tona më të mëdha. Edhe pas kësaj Republika e Türkiyes do të vazhdojë të jetë pranë jush ashtu siç ka qenë prej vitesh”, u shpreh Fidan.

Më tej ai bëri të ditur se kur u emërua kryetar i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në vitin 2003, ka pasur udhëzime nga presidenti Erdoğan, i cili ishte kryeministër në atë kohë, për të ofruar të gjitha llojet e ndihmës për praninë turke në Kosovë.

Ministri Fidan theksoi se projektet e realizuara në vendet ku ka prezencë turke janë shenjë se Türkiye po bën gjithçka që mundet për t’ua lehtësuar sadopak jetën bashkatdhetarëve atje.

Pasi u shpreh se këto janë kontribute modeste, Fidan tha: “Qasja më e madhe dhe strategjike, është që ju të jenë në kujtesën dhe strategjinë e Republikës së Türkiyes, e cila ka qenë gjithmonë e madhe dhe efektive”.

Türkiye është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Duke rikujtuar se Türkiye ishte një nga shtetet e para që e njohu Kosovën që në ditën e parë të pavarësisë së saj, Fidan shtoi: “Lufta e lavdishme për pavarësi e të gjithë vëllezërve tanë këtu, veçanërisht vëllezërve tanë shqiptarë, është mbështetur nga Republika e Türkiyes që nga fillimi i saj. Të dashur bashkatdhetarë, jo vetëm që e mbështetëm, por që nga ajo ditë, ne vazhdojmë të ofrojmë të gjitha llojet e mbështetjes”.

Në të gjitha takimet e tij të sotme në Prishtinë, Fidan tha se ka shprehur vullnetin e presidentit Erdoğan për të mbështetur Kosovën dhe faktin që janë të gatshëm si institucione shtetërore të ndodhen pranë Kosovës në fusha të ndryshme si tregtia, arsimi, kultura, energjia, transporti, shëndetësia dhe siguria.

“Strategjia jonë numër një është që Ballkani të jetë në paqe”

Kryediplomati turk tha se mbështetja e Türkiyes për Kosovën do të vazhdojë, duke theksuar: “Kosova të jetë në paqe, Ballkani të jetë i qetë, kjo është strategjia jonë numër një”.

Fidan vuri në dukje se tensionet rriten herë pas here në Ballkan dhe shtoi se Türkiye gjithmonë është në favor të zgjidhjes së problemeve përmes dialogut, paqes dhe negociatave dhe bën atë që mundet për këtë.

Ai tha se ka kontaktuar me liderë të tjerë politikë në rajon, me lidershipin politik që presidenti Erdoğan ka formuar ndër vite. Ministri Fidan deklaroi se Türkiye, duke vënë peshën e saj, ka bërë gjithçka që të gjitha problemet këtu të zgjidhen në favor të të gjithëve popujve, në interesin dhe qetësinë e tyre të përbashkët, dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Kryediplomati turk gjithashtu u shpreh krenar dhe falënderues për bashkatdhetarët e tij për sakrificat e bëra për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën turke ndër vite.

Ai shtoi se tani, të rinjtë kanë mundësi të studiojnë në Türkiye, duke përmendur edhe përfitime shtesë për të rinjtë që vijnë nga Prizreni dhe rajonet e tjera të Kosovës.

Marrëdhëniet Kosovë-Türkiye janë shumë të ngushta

Ministri Fidan nënvizoi se me qeverinë e Kosovës kanë zhvilluar një bashkëpunim shembullor, se me mundësitë e ofruara dhe me strategjinë e Türkiyes, marrëdhëniet e dy vendeve janë afruar jashtëzakonisht shumë.

Duke vënë theksin se investimet e biznesmenëve turq në Kosovë po rriten, Fidan tha se Turkish Airlines fluturon për në Kosovë 14 herë në javë dhe distanca ndërmjet Kosovës dhe Istanbulit është ulur në gati një orë.

Ndër të tjera, Fidan vuri në dukje se një kontakt i tillë intensiv i ka shndërruar të dy vendet në një shkallë ku veprohet si një vend i vetëm.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi