Fëmijës 11-vjeçar i hiqet një figurë shahu nga rrugët e frymëmarrjes

Një fëmije 11-vjeçar i është shpëtuar jeta, pas komplikimeve që kishte pësuar si pasojë e pakujdesisë, ku një figurë e shahut, i kishte kaluar në rrugët e frymëmarrjes. Fëmija së pari ishte sjell nga familjarët në Shërbimin Klinik Emergjent të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me vështirësi të theksuara në frymëmarrje dhe saturim të oksigjenit-69.

Nga Shërbimi Klinik Emergjent, i mbështetur me oksigjenoterapi, transferohet në sallën e Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) të QKUK-së, ku edhe bëhet trakeobronkoskopia me bronkoskop rigjid dhe arrihet të largohej trupi i huaj (figurë shahu) nga rrugët e poshtme të frymëmarrjes.

Ndërhyrja ishte shumë e vështirë për shkak të dimensionit të madh të trupit të huaj dhe pozitës së tij në rrugët e frymëmarrjes.

Ekipi operatorë i udhëhequr nga dr.Refki Krasniqi, specialist i ORL-së, në mbështetje ishin edhe dr.Arsim Elezaj, ekipi i Klinikës së Anesteziologjisë, dr. Dafina Kurti, dr. Eranda Dragusha, teknik i anestezisë, Afrim Jashari specializantët, dr. Dafina Restelica, dr. Adelina Laçaj, instrumentare, Ganimete Sylmetaj. Ekipi i Emergjencës në përbërje të dr. Kadri Çeta, teknikët e emergjencës Shkelzen Bresilla, Arta Makolli.

Kategoritë
LajmeVendi