Fazliu: Universiteti i Prishtinës pikën e konfliktit të interesit nuk e ka përmendur fare në vendim

Kandidati për doktorantë në Fakultetin e Mjekësisë Berat Fazliu, është ndarë i pakënaqur me vendimin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës për ritestimin e kandidatëve për doktoraturë.

Fazli në Info Magazinë në Klan Kosova tha se anulimi i konkursit dhe ritestimi i kandidatëve po bëhet pa arsyje.

“Fillimisht çka duhet të kuptoj rektorati, prorektori në këtë rast në debat është që ne edhe mund të pranohemi, por ta kemi parasysh që fundja jo të pranuarit e tjerë janë kandidatë të dobët. Ata i kanë përmbyll studimet në Fakultetin e Mjekësisë. Kështu që konkurrenca mund të jetë shumë e madhe për një çështje të panevojshme që ka ardhur deri këtu”.

“Nëse më lejohet do të filloja ta sqaroja problemin. Pikat me të cilat ka dalë Universiteti i Prishtinës për të na e anuluar konkursin.Është marrë vendimi që nga data 2 deri më datën 9 nëntor të jetë afati për aplikimin në konkursin e doktoraturës. Provimi është paraparë të mbahet më datën 12 nëntor. Nga këtu ka pasur një ankesë për pikën 13 të konkursit, e cila ua ka pamundësuar fëmijëve të profesorëve të aplikojnë për këtë konkurs”.

Ai theksoi se në vendimin e 29 dhjetorit të vitit të kaluar të Universitetit të Prishtinës, nuk është përmendur pika kryesore që e ka anuluar këtë konkurs.

“Data e provimit është shtyrë për datën 23 nëntor. Kur ka ndodh kjo shtyrje Avokati i Popullit ka dalë me një vendim ku thuhet se fëmijet e profesorëve kanë të drejt të kandidojnë, por se ata nuk bën të kenë lidhje me komisionin që formohet nga fakulteti”.

“Këtu qëndron se si ka mundësi që të kërkohet sqarim nga Avokati i Popullit, për një pikë që tashmë vet kanë kërkuar sqarim dhe tashmë e kanë. Neve është dashur që me datë 1 dhjetor hajde me datën 7 dhjetor të fillojmë ligjëratat. Dhe sot jemi gati në muajin prill dhe akoma nuk kemi filluar. Këtu kemi një kompetencë të madhe e hallkave të ndryshme të Universitetit të Prishtinës Këtu duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që e kanë dëmtuar këtë hallkë”.

“Universiteti i Prishtinës i ka paraqitur katër arsye që po na dërgojnë në riprovim, tre prej tyre janë të paraqitura në vendimin e Universitetit të Prishtinës të datës 29 dhjetor, por pika kryesore nuk është fare e përmendur. Pra, pika e konfliktit të interesit nuk është fare e përmendur”.

Kategoritë
LajmeVendi