Familja s’është njoftuar ende se kur do sillet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë

Faton Hajrizi dyshohet se është vrarë nga policia serbe pasi që i njëjti dyshohet të ketë vrarë një polic serb dhe të ketë plagosur një tjetër.

Zv.kryeministri serb ka thënë se personi i cili është vrarë nga policia serbe është Faton Hajrizi.

Pavarësisht kësaj, trupi i tij ende nuk është sjellë në Kosovë dhe familja e tij nuk e din se kur do të ndodh kjo.

Vëllai i tij, Artan Hajrizi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nuk kanë informacione se kur do të dorëzohet trupi i të ndjerit prandaj edhe e pamja nuk do të mbahet deri në njoftimin e radhës.

“Për ceremoninë e varrimit dhe të pamës do të iu njoftojmë me kohë”, ka shkruar Artan Hajrizi në Facebook.

Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik të këtij viti, e gjatë largimit të tij nga Kosova ai dyshohet se e ka vrarë një polic serb dhe e ka plagosur një tjetër.

Kategoritë
LajmeVendi