Një person u arrestua gjatë ditës së djeshme në Kosovë.
Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, në mbështetjen e EUROPOL-it.
Lidhur me aksionin Agjencia Evropiane policore ka lëshuar një njoftim.
Aty thuhet se 34 vjeçari dyshohet gjatë dy viteve të fundit, ka falsifikuar qindra e mijëra monedha false.
EUROPOL, bën të ditur se i dyshuari është punonjës i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.
“Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut është thënë se janë kryer kontrolle në tri lokacione dhe janë sekuestruar makineri për prodhim të parave të falsifikuara me prerje metalike 2 euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre”, thuhet në njoftim