IndeksOnline raportoi ekskluzivisht pak momente më parë për një aksion të përbashkët që është duke e zhvilluar nga FAST Kosova së bashku me AKI-në në lagjën Kalabria në Prishtinë.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se në këtë aksion është arrestuar Arben Lamçja, i shumëkërkuar për vrasjet me pagesë
Kujtojmë se më 31 korrik të këtij viti me kërkesë të të SPAK, GJKKO lëshoi 30 urdhër arreste. Ky urdhër lidhet me 6 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat, të cilat pretendohet se janë zbuluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, i cili është zhvilluar para 5 ditë në Tiranë, Elbasan e Durrës.
Në mesin e të kërkuarve ishte edhe Arben Lamçja, i cili është arrestuar sot në Prishtinë./IndeksOnline/