E shtunë pa fitues në Gjermani, ngecin Leverkusen dhe Dortmund (Video)

Katër ndeshje dhe katër barazime në Bundesligë. Bayer Leverkusen nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Mainz. Lucas Alario dhe Patrick Schick realizon për skuadrën vendase, por miqtë gjetën rrjetën dy herë në minutat e fundit dhe morën një pikë fantastike.

I njëjti rezultat edhe në përballjen Dortmund- Hoffenheim. Jadon Sancho kaloi verdhezinjtë në avantazh, por Munas Dabbur barazoi për miqtë pas gjysmë ore lojë. Hoffenheim e nisi mirë edhe fraksionin e dytë të takimit dhe kaloi në avantazh falë rrjetës së afrikanit Ihlas Bebou.

Dortmundi reagoi dhe gjeti golin e barazimit nëntë minuta përpara fundit. Erling Haaland dërgoi topin në rrjetë, gjeti golin e 15-të sezonale në Bundesligë dhe evitoi disfatën e skuadrës së tij. Dy ndeshjet e tjera u mbyllën pa fitues.

Stuttgart-Hertha Berlin përfundoi në barazim 1-1, teksa dueli Werder Bremen-Freiburg nuk prodhoi asnjë gol. Milot Rashica luajti gjatë gjithë ndeshjes për skuadrën vendase.

Kategoritë
Sport