Dy opsione për të ardhmen, CR7 vendos pas përfundimit të Euro 2020

Cristiano Ronaldo ka edhe një vit kontratë me Juventusin, por nuk është plotësisht i bindur ta respektojë deri në fund. Agjenti i yllit portugez, Jorge Mendes po negocion prej kohësh me klube të ndryshme.

Juventusi nuk është kundër largimit të 36-vjeçarit, por kërkon 25-30 milion euro për ta lënë të lirë, shumë që duke i bashkëngjitur kursimin e rrogën prej 31 milion eurosh, do ta investonte për një tjetër përforcim.

Opsionet Real Madrid dhe Manchester United kanë rënë si pista. Ronaldo preferon rikthimin te ndonjëra nga skuadrat ku shkroi historinë, por rroga e lartë e bën të pamundur këtë operacion.

Mediat italiane shkruajnë se fituesi i pesë “Topave të Artë”, do të marrë vendimin final për të ardhmen pas përfundimit të aventurës në Euro 2020.

Opsionet janë vetëm dy për momentin: qëndrimi te Juventusi i Max Allegrit ose transferimi te PSG, i vetmi klub në gjendje t’i plotësojë dëshirat goleadorit të njohur, sidomos duke parë që ekziston rreziku i humbjes së Mbappe (drejt Real Madrid).

Kategoritë
Sport