Dodik: Ardhmëria jonë është Bashkimi me Serbinë

Ata në Sarajevë gabojnë që mendojnë se pas mbërritjes së administratës së re në Uashington, Joe Biden do të “parkojë në BiH” për gjashtë muaj dhe do të sjellë marinsat dhe bankierët e tij për të rregulluar situatën. Kjo nuk do të ndodhë, thotë Milorad Dodik.

Në intervistën për Sputnik, Dodik flet rreth  ides së e”Shqipërisë së Madhe” dhe përpjekjet e popullit serb për t’u bashkuar në Ballkan, lidhja e serbëve në BiH me Kosovë dhe e ardhmja e Republikës Srpskas nuk mund të të krahasohen.

Pas një shekulli sfidash të mëdha për popullin serb, ne do të përpiqemi të përcaktojmë statusin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme në dekadat e ardhshme, dhe për mendimin tonë është bashkimi me Serbinë, dhe jo ndonjë histori imagjinare rreth BiH, nëse dikush i pëlqen apo jo. Sot kjo është një temë tabu – ata mendojnë se nëse nuk flitet, nuk do të ndodhë. Ne në Republikën Srpska po e lidhim të ardhmen tonë me të gjithë popullin serb, thotë Dodik.

– Ne nuk duhet të mbetemi pa një vijë të qartë kombëtare, tubimi kombëtar, mbrojtja e identitetit serb, feja dhe Republika Srpska dhe e drejta për të vendosur mbi statusin tonë, që si të gjithë kombet e botës të kemi të garantuar vetëvendosjen nga aktet më të larta të KB. Në ndërkohë, lufta për zhvillimin ekonomik dhe marrëdhëniet më të afërta të mundshme me miqtë tanë, thekson Dodik.

Kategoritë
LajmeRajoni