Djordjevic: Tradhtari Vucic me porosi të SHBA dhe Gjermanisë po i jep ulësen Kosovës në OKB

Politikani serb pro rus e opozitar Mladjan Djordjevic që dikur shërbente si këshilltar i ish presidentit serb Boris Tadic për Kosovë e akuzoi për ‘tradhti të lartë’ të Serbisë presidentin aktual Aleksandar Vucic se po provon të arrijë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Prishtinën me “të cilën Kosova do të fitonte anëtarësinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, kërkesë kjo e amerikanëve e gjermanëve sipas tij

Djordjevic që i prin nismës Oslobodjenje në intervistën për portalin serb Nova.rs tha të zakonshmin arsyetim se zgjidhja për Kosovën është në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB’s dhe Kushtetutën e Serbisë dhe Vucic ka obligim t’i përmbahet atyre dhe të “mos shes e blejë me sovranitetin e shtetit si në pazar.”

Djordjevic kur u pyet rreth deklaratës së Vucic se ai nuk do të nënshkruante asgjë që do të ishte indikacion i pranimit, tha e përmendi se Vucic ka nënshkruar Marrëveshjen e Washington, në të cilën Kosova për herë të parë ishte paraqitur pa Kosovë*, përkatësisht pa u thirrur në Rezolutën 1244, që kundërshton pavarësinë.

Ai shtoi ankesat e zakonshme të nacionalistëve serbë se marrëveshja e Washington solli njohjen e Izraelit për Kosovën dhe se Serbia pezulloi fushatën relativisht të suksesshme të tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“Kur kemi të gjitha këto parasysh, a ka mbetur diçka tjetër për të dorëzuar pas këtyre tetë viteve të tradhtisë së lartë” tha Djordjevic që i referohej periudhës së qeverisjes së Vucic.

Djordhejvic shtoi se Vucic ka kthyer negociatat me Prishtinën në nivel të statusit, kur erdhi në pushtet ai menjëherë në vitin 2013 me marrëveshjen e Brukselit hoqi strukturat e sigurisë dhe gjyqësorit të Serbisë nga Kosova.

“Veriu i Kosovës e Metohisë deri në vitin 2012 ishte tërësisht i integruar në sistemin politik, juridik dhe ekonomik të Serbisë, e ne në komunat serbe kishim të gjitha që nga telekomunikacioni, energjetika e deri tek mbrojtja civile dhe gjyqësori” theksoi Djordjevic.

Mladjan Djordjevic deri në shtator të vitit ishte pjesë e Aleanca për Serbinë, grupim i partive politike serbe që synonin përmbysjen e Vucic nga pushteti por bojkotuan zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi. Kjo aleancë u shpërbë në muajin shtator të vitit të kaluar.Djordjevic themeloi lëvizjen tij politike ultra nacionaliste Çlirimi në shtator po atë muaj dhe madje edhe logon e partisë e ka një ari sikur ajo e partisë së Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar.

Kategoritë
LajmeRajoni