Djali i Perishiqit iu afrua Neymarit pas ndeshjes, ja si ishte reagimi i futbollistit (Video)

Leo i Vogël, djali i Ivan Perishiqit, ka simpati të madhe për Neymarin dhe vendosi ta ngushëllojë pak pasi Kroacia e përjashtoi Brazilin nga Kupa e Botës. Në Twitter po qarkullon një video ku shihet djali i Perishiqit teksa i afrohet yllit të futbollit dhe i zgjat dorën për ta takuar dhe për t’i dhënë dorën.

Neymar, ndoshta papritur, e përqafoi djalin dhe i përkëdheli kokën, dhe Leo vrapoi i gëzuar te babai i tij Ivan dhe shokët e tij të skuadrës në fushë. Më pas Neymar u largua nga fusha në lot.

 

Kategoritë
Sport