Dajaku zgjedh Gjermaninë në vend të Kosovës

Kohëve të fundit ka pasur polemika rreth prefencave se për cilën kombëtare do të luajë futbollisti i Bayernit të Munchen Leon Dajaku, të Kosovës apo Gjermanisë.

Kësaj dileme përgjigje i dha vet Dajaku, në një intervistë për kanalin zyrtar të Union Berlin, pjesë e së cilës është ai që nga muaji janar.

Ai tha se tashmë ka zgjedhur të luajë për Gjermaninë.

“Futbolli është gjithçka për mua. Jam duke dhënë maksimumin dhe shpresoj të luaj edhe në nivelin ndërkombëtar. Kam zgjedhur Gjermaninë”.

20-vjeçari është bërë pjesë e Union Berlin si huazim nga Bayern Munchen, në formë të huazimit.

Kategoritë
Sport