CEFTA dhe Tregu Rajonal, Vuçiq thotë se Sarrazin ka qëndruar sot në Bruksel për negociata

Ursula Von der Leyen

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur për media pas drekës së punës që është zhvilluar sot në Bruksel lidhur me Planin e Rritjes. Kreu i shtetit serb është pyetur nga gazetarët për ultimatumin gjerman për Kosovën lidhur me CEFTA-n dhe ka thënë se lidhur me këtë çështje është zhvilluar sot në Bruksel një takim tjetër nga Manuel Sarrazin, e ku ka marrë pjesë edhe sekretari i Ministrisë së Financave të Serbisë, Gojo Stanivukoviq.

Vuçiq ka deklaruar se do të pres telefonatë nga zyrtari serb për ta njoftuar reth asaj që ka ndodhur në takim.

“Këtu në Bruksel po zhvillohet një takim në një nivel tjetër në mes të Manuel Sarrazin, në atë takim po merr pjesë edhe Gojko Stanivukoviq. Pres thirrjen e tij për të më njoftuar se çfarë ka ndodhur në atë takim”, ka thënë Vuçiq.

“Ne i kemi plotësuar të gjitha kërkesat, të gjitha ato që kemi diskutuar me gjermanët për një kohë të gjatë”. Jo e lehtë, shumë e vështirë për ne. Por ideja jonë është që të kemi linja të hapura komunikimi, të kemi një qarkullim të lirë të mallrave, kapitaleve, shërbimeve, gjithçkaje. Serbia nuk do të heqë dorë nga kjo politikë. Disa të tjerë nuk kanë një politikë të tillë. Do të shohim se si do të përfundojë gjithçka”, ka shtuar kreu i shtetit serb

Kategoritë
LajmeVendi