Britania e Madhe tejkalon tre milionë raste COVID-19

Britania e Madhe regjistroi sot gati 60 000 raste të reja infektimi me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të testuar pozitivë, që nga fillimi i pandemisë, në më shumë se tre milionë, në sfondin e përhapjes së një varianti edhe më ngjitës virusi.

Vendi më i prekur në Europë nga COVID-19, BM regjistruar, gjithashtu, edhe 1 035 vdekje shtesë në 24 orët e fundit, raporton ATSh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 80 868.

Kategoritë
BotaLajme