Basha zbulon ligjet e para që do të ndryshojë, nëse bëhet kryeministër

Rrugës për në Kavajë, kryedemokrati Lulzim Basha ishte “live” në Facebook duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

Ai zbuloi se cilat do të ishin aktet e para ligjore që do të firmoste si kryeministër.

“Duhet të dalim masivisht dhe ta largojmë me votë këtë qeveri të korruptuar. Ky kryeministër duhet t’i kërkonte falje shqiptarëve, por vazhdon merret me sulme, i degjeneruar deri në pikën e fundit. Ka shumë ligje që duhen miratuar në ditët e para”.

“Norma e parë do të jetë kufizimi i pushtetit, jo më shumë se 2 mandate për një kryeministër, po ashtu, ligji për arsimin e lartë, heqja e traut për rrugën e kombit dhe anulimi i koncesioneve korruptive, dyfishimi i ndihmës ekonomike dhe padiskutim, paketa jonë fiskale, e cila do të çlirojë ekonominë”, u shpreh Basha.

Kategoritë
LajmeRajoni