“Banka BPB maltreton loken 90 vjeçare në karrocë”, reagon qytetari në rrjetet-sociale (Foto)

Reagimi i qytetarit në Facebook ka bërë bujë në rrjetet sociale, i cili ka kritikuar bankën BPB pasi që nuk ka pasur shërbim të veçantë për të moshuaren dhe nuk është marrë parasysh autorizimi, shkruan Gazeta e Re

” Kjo është nëna ime, është në moshën 90 vjeqare, e lodhur nga mosha që pa karroc nuk mund të shkoj askund. Para 2 muje në ditën e zgjedhjeve, KQZ- ja ia mundësoi drejtën e votimit, duke ardhur deri në shtëpi, por sot për një kartel të bankës BPB, banka as nuk e merr parasysh autorizimin na detyrojnë që plakën 90 vjeqare ta sjellim me karrocë në bankë. Maltretimi total i bankës BPB”, ka shkruar ai në Facebook duke bashkangjitur foton e nënës e cila ishte duke pritur për shërbim./Gazetaere

Kategoritë
LajmeVendi