Avokati Smakiqi: Mihali të intervistohet si e dyshuar, jo si dëshmitare

Avokati Xhevdet Smakiqi ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që Dejona Mihali të intervistohet si e dyshuar e jo vetëm si dëshmitare për shumë vepra penale.

Ai ka bërë me dije se Mihali ka ushtrua ndikimin e saj në shumë vendime.

Në profilin e tij në “Facebook”, Smakiqi ka shkruar se ajo ka ndikuar në pasurimin e dostav të saj.

“Dejona Mihajli shefja faktike e LVV-se dhe Eproroja e Albin Kurtit, nga Prokuroria Speciale e Kosoves , posaqerishtë duhet te vërtetohet identiteti i saj, origjina familjare dhe e kalaura e saj deri ne arritjen ne majen e venimdarrjes politike te LVV-se, te cilen e shfrytezoi per pasurim te dostave te saj dhe prishjen e raporteve te Republikes se Kosoves me Ameriken BE-ne, KFOR-in/NATO-në. Dejona Mihajli ka ushtruar dhe ushtron ndikim faktik politik ne vendimarrje institucionale ne nivel qendror dhe lokal ku LVV- ka shumicen dhe fuqine politike. Prandaj ajo duhet te intervistohet si e dyshuar jo deshmitare per shume vepra penale ne keto 4 vite qe nderlidhen me ndikimin e saj faktik ne vendimarrje, mbi një proces te drejte objektiv dhe te paneshem te akuzohet dhe gjykohet, fundja nese del e pafajshme pafajshme pastrohet figura e saj por edhe qetësohet Republika e Kosoves”, ka shkruar Smakiqi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi