AUV njofton se ndalohet importi i kafshëve të gjalla dele, dhi nga Rumania dhe Greqia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka njoftuar se për shkak të situatës epidemiologjike të raportuar nga organizata WOAH dhe AIDS për shpërthimin e sëmundjes Mortaja e ruminantëve të vegjël ( Dele, Dhi), është nxjerrë vendimi për importin e kafshëve të gjalla të këtij lloji.

Ky vendim vlen për shtetet si Rumania dhe Greqia.

“Masat parandaluese për të penguar përhapjen e sëmundjes janë të vendosura nga autoritete kompetente të këtyre dy shteteve. Ata nuk lëshojnë dokumente apo certifikata mbi gjendjen shëndetësore për kafshët e fermave nga zonat e prekura. Ne si autoritet vendimin e kemi nxjerrë duke u bazuar në praktikat ndërkombëtare të tregtimit të kafshëve të gjalla mes vendeve“, thuhet në njoftimin e AUV-së.

Ndërkaq, tutje në postim thuhet se njerëzit nuk kanë nevojë të frikësohen për shkak se sëmundja është e karakterit ekonomik dhe nuk përhapet te njerëzit.

Kategoritë
LajmeVendi