Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së ambasadës amerikane lidhur me incidentet e ndodhura në PD.
Berisha i pyetur nga Gazetarja e RTV Ora, Fjorela Beleshi lidhur me deklaratën e ambasadores Yuri Kim për të ruajtur qetësinë, ai u përgjigj se demokratët janë paqësor.
Berisha: Ne jemi paqësor.
Ndërkohë, ambasada amerikane në njoftimi ne saj thekson se janë të shqetësuara për rritjen e tensioneve në PD dhe se ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës.”