ASK: Më pak energji elektrike është konsumuar në shtator 2024 sesa në shtator 2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin shtator 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë, raporton Ekonomia Online.

Sipas komunikatës së ASK-së më pak energji elektrike është konsumuar në shtator 2024 sesa në shtator 2023.

“Gjatë muajit shtator të vitit 2024, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 450.55 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 343.61 GWh ose (-4,55%) më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9,79%. Importi i energjisë elektrike në shtator 2024 ishte 166.73 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në këtë periudhë ishte 114.34 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit). Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 599.92 mijë ton, ose (-0,42%) më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftim.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi