Një 59 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj pasi dyshohet se i ka therur me thikë katër kalimtarë rasti, dy vajza të mitura dhe dy burra.
Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, i ka thënë Gazetës Expresss se dy nga të lënduarit janë dërguar në QKUK e dy të tjerët janë në Ferizaj.
Ai ka shtuar se rrethanat ende janë të pasqaruara.
Konfirmimi i plotë:
Me datën 11.11.2024 reth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore, në rrugët : ” Enver Topalli” , ” Halim Spahija” dhe ” Ejup Statovci ” në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda teupore( therrur me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit , dy femra ( të moshave nën 18 vjeçe dhe dy meshkuj ( të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare). Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas pë tretman të mëtutjeshëm mjekësor, 2 persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj.
Ekipe të shumta të policisë, pëfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Besim Rexhepi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.
Për informata tjera do të njoftoheni me kohë.