Arrestohet 28-vjeçarja pasi hyri lakuriq në shtëpinë e një të huaji dhe iu fut në shtrat

Një grua është arrestuar pasi dyshohet se u fut në shtëpinë e një burri, u zhvesh dhe fjeti në një shtrat.

Policia thotë se ata nuk e njohin njëri-tjetrin. Autoritetet në Teksas u thirrën në shtëpi kur burri zbuloi gruan e çuditshme në një nga dhomat e tij të gjumit.

Killeen Daily Herald raporton se historia e çuditshme ‘kush ka qenë duke fjetur në shtratin tim’, ka lënë policët e habitur.

Jovita Vaughn, 28 vjeç e njohur gjithashtu si Jovita Garza, ndodhet në paraburgim në burgun e Qarkut Bell në 30 Mars me akuzat e shkeljes kriminale dhe ngacmimit të një nëpunësi publik.

Ai gjeti Jovitën duke fjetur zhveshur në një dyshek me ajër në një nga dhomat e gjumit të burrit. Mediat e huaja raportojnë se oficerët me Departamentin e Policisë Killeen u përpoqën që ta largonin nga banesa po ajo nuk dëshironte. Jovita i tha autoriteteve se ka jetuar në këtë shtëpi në vitin 2009 dhe kishte të drejtë të ishte aty. Ndërsa ajo ishte e vendosur të qëndronte, policia vendosi ta arrestonte. 28-vjeçarja pështyu një oficer dhe si pasojë ajo gjithashtu përballet me një akuzë të dytë për ngacmim të një nëpunësi publik

Kategoritë
LajmeTë ndryshme