Arrestohen tre persona në Viti, dyshohen për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë ditës së sotme ka ndaluar tre persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’

“Të pandehurit N.H. dhe N.B., dyshohet se sot rreth orës 10:07 minuta, në Fshatin e Ri, në komunën e Vitisë, të pandehurit N.B. dhe A.B, janë plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri, të cilët për shkak të plagëve të marra kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë, pastaj janë transferuar në Spitalin Regjional në Gjilan, të cilët për momentin janëjashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale.

Kategoritë
LajmeVendi