Argjentina fiton përballë Meksikës, e vazhdon ëndrrën e Botërorit

Argjentina ka arritur që ta mposht Meksikën për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit në Kampionatin Botëror.

Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa në minutën e 64-të të takimit, ishte Leo Messi ai që shënoi golin e parë në ndeshje, njofton Klankosova.tv.

Tre minuta nga fundi, ishte Enzo Fernandez, ai që dyfishoi epërsinë, me një supergol pas një asistimi të Messit.

Me këtë fitore, Argjentina është në pozitën e dytë ndërsa Meksika në pozitën e katërt me vetëm një pikë.

Pozitën e parë e mban Polonia me katër pikë, ndërsa të tretën Arabia Saudite me tri pikë.

Kategoritë
Sport