‘Ardhja e mërgimtarëve përmes Serbisë, s’përjashtohet mundësia për incidente’

”Nuk e besoj se shtë ide e mirë të zgjedhet Serbia për të udhetuar për në Kosovë”

Kështu tha për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani.

Burjani tha se mërgimtarët mund të përballen me kontrolle të rrepta të Policisë në kufij dhe gjatë udhëtimit.

Ai tha se intitucionet duhet të dalim me sygjerime për mërgimtarët që të përdorin rrugë alternative.

“Mund të ketë telashe pak a shumë kontrolla më të rrepta të Policisë serbe jo vetem në kufij por edhe përgjatë udhetimit për në Kosovë. Nuk e besoj se është ide e mirë të zgjedhet Serbia për të udhetuar për në Kosovë.

“Arsyet janë të shumta, më të mëdha janë ekonomnike pse udhëtohet përmes një shteti që vlerësohet negativisht tek kosovarëtPra institucionet duhet t’iu sugjerojnë mërgimtarëve që mos të udhëtojnë përmes Serbisë por të merren rrugë alternative.Siguria është elementi parë i mergimtarëve të cilet vijnë me familje në Kosovë” tha Burjani për “Gazeta Blic”

I njëjti nuk e përjashtoi mundësinë që mund të ketë incidente.

“Mund të ketë provokacione nga policia serbe andaj nuk përjashtohet ndonjë incident” tha Burjani në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

Institucionet e Serbisë e kanë cilësuar vrasjen e policit në kufi me Bosnje Hercegovinën si sulm terrorist.

I dyshuari kryesor për këtë ngjarje është, Faton Hajrizi, i cili u arratis javë më parë nga burgu i Smrekronicës.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë përmes një njoftimi lëshuar për media kanë deklaruar se intensivisht janë në kërkim të Faton Hajrizit, i cili dyshohet për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e policit Vjekoslav Iliq në Lloznicë.

“Ftojmë qytetarët të lajmërojnë menjëherë policinë në numrin 192 ose të kontaktojnë komisariatin më të afërt nëse e vërejnë personin në foto ose kanë informacion për lëvizjet e tij”, tha MPB-ja serbe raporton “Gazeta Blic”.

Hajrizi dyshohet për vrasjen e policit 34-vjeçar serb, Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e oficerit tjetër policor, Vjekoslav Iliq.

Të shtënat me armë kanë ndodhur kur policët gjatë një kontrolli rutinë kanë ndaluar një automjet me targa turke.

Në vend është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim gjerman në emër të Artan Hajrizit

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi