Antalia, numri një në botë për plazhe me “Flamur Blu”

Numri i plazheve me flamur blu, që është një çmim  ndërkombëtar për ambientalizmin, në Antalie, një ndër qendrat më të  rëndësishme të turizmit në botë, është rritur në 213 këtë vit duke bërë që ky qytet të marrë titullin e qytetit me më shumë flamurë blu në botë.

Juria Ndërkombëtare e Flamurit Blu, shpalli çmimet për vitin 2021.

Sipas kësaj, numri i flamurëve blu që valëviten në plazhe në Turqi është 519, 213 prej të cilave këtë vit janë në Antalie.

Flamuri blu ka cilësinë e certifikatës për plazhet. Për të marrë flamurin blu, duhet të përmbushen disa kritere që lidhen me cilësinë e ujit të detit, menaxhimin e mjedisit, edukimin dhe informacionin mjedisor, sigurinë, shërbimet dhe objektet.

Kurse në rang vendi, Spanja radhitet e para me 614 plazhe, Greqia e dyta me 545 plazhe dhe Turqia e treta me 519 plazhe me flamur blu.

Në bazë vendi, Altalia që nuk e lë majën e botës, radhitet e para duke rritur flamurët blu nga 202 që ishte vitin e kaluar në 213 këtë vit, më pas vjen Mugla me 106 plazhe, Izmiri me 66 plazhe, Aydin me 39 dhe Balikesir me 36 plazhe me flamur blu.

Ndërkaq përmes një serie postimesh në rrjetin social “Twitter”, Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum deklaroi se cilësia e ujit të deteve mbrohet dhe përmirësohet çdo vit me investime mjedisore dhe – si rezultat – numri i plazheve me Famur të blu, një treguesi i deteve të pastra, po rritet me shpejtësi.

“Ne jemi krenarë që jemi shpërblyer edhe një herë sot me meritë për të gjitha këto përpjekje. Vendi ynë u rendit i treti në botë me 519 plazhe me Flamur Blu në vitin 2021. Objektivi ynë për vitin 2023 është vendi i parë në botë”, shkroi Kurum në median sociale.

Kategoritë
BotaLajme