Ankesat e qytetarëve nga veriu i Kosovës për sjelljen e policisë

Shoqëria civile dhe disa pjesëtarë të komunitetit serb në veriun e Kosovës pretendojnë se në katër komunat – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – policia përdoret për vendosjen e pushtetit “me forcë” dhe kontrollin e qytetarëve përmes një lloj “represioni”, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Disa pretendojnë gjithashtu se Policia e Kosovës ka një “trajtim diskriminues” ndaj anëtarëve të komunitetit serb, dhe se në disa raste përdoret forcë e tepruar, për të cilën organizata joqeveritare Aktiv ka shkruar në raportin e saj “Gjendja e të drejtave të njeriut në veriun e Kosovës”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi