Anadolu Agency dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Mes Turqisë dhe Shqipërisë janë nënshkruar shtatë marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi në fushën për menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave, medias, arkivave shtetërore, kulturës dhe artit, sigurisë, rinisë dhe sportit, si dhe protokollit.

Anadolu Agency (AA) dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATA) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të ofruar shkëmbim të përmbajtjeve mes tyre dhe forcimin e bashkëpunimit.

Mes Turqisë dhe Shqipërisë janë nënshkruar shtatë marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimi në fushën për menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave, medias, arkivave shtetërore, kulturës dhe artit, sigurisë, rinisë dhe sportit, si dhe protokollit.

Marrëveshjet mes dy vendeve u nënshkruan në Tiranë në praninë e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përpara konferencës së përbashkët për media të liderëve të dy vendeve.

Mes Anadolu Agency (AA) dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATA) marrëveshja u nënshkrua  nga drejtori i Përgjithshëm dhe kreu i Bordit Drejtues të AA-së, Serdar Karagöz dhe drejtoresha e përgjithshme e ATA-s, Valbona Zhupa.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu dhe ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Bledar Çuçi, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin në trajnimin e zbatimit të ligjit ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë.

Gjithashtu një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e protokollit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë u nënshkrua nga kryediplomati turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe zv/kryediplomatja shqiptare, Megi Fino.

Ministri turk i Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Muharrem Kasapoğlu dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Evis Kushi, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunimin në fushën e rinisë dhe sporteve mes ministrive të dy vendeve.

Protokolli i bashkëpunimit mes Drejtorisë së përgjithshme shtetërore të operës dhe baletit pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operës, Baletit dhe Folklorit të Shqipërisë u nënshkrua nga ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy dhe ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.

Protokolli i bashkëpunimit mes Drejtorisë së Arkivave Shtetërore të Presidencës së Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë u nënshkrua nga kreu i arkivave shtetërore turke, Uğur Ünal dhe kreu i arkivave shqiptare, Ardit Bido.

Marrëveshje u nënshkrua edhe në fushën e menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave.

Kategoritë
LajmeRajoni