Ambasadori i stomatologjisë kosovare, Dr. Amir Mamusha, aderon në Lëvizjen Vetvendosje!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se në partinë që e udhëheq vet ai ka aderuar Amir Mamusha

Ai ka prezantuar edhe të arriturat e  tij dhe motivet pse iu bashkua VV’së.

“Amir Mamusha i lindur në vitin 1989, nga Tusuzi i Prizrenit, pasi kreu gjimnazin ”Gjon Buzuku”, vazhdoi dhe përfundoi studimet e nivelit bachelor në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Gazit në Ankara.

 Gjatë studimeve Amiri u njoh me Blerim Sallahun, i cili është këshilltar yni ligjor në Lëvizje. Momentalisht Amiri është në përfundim të disertacionit të doktoraturës në departamentin e Ortodoncisë.

Ai ka qenë zyrtar për marrëdhënie me jashtë në Odën e Stomatologëve të Kosovës, dhe përmes lobimit ka ndihmuar në anëtarësimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Stomatologjisë. Dija profesionale dhe vullneti i mirë i Amir Mamushës tash do të gjejnë shprehje në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe progresin e vendit tonë”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Amir Mamusha i lindur në vitin 1989, nga Tusuzi i Prizrenit, pasi kreu gjimnazin ”Gjon Buzuku”, vazhdoi dhe përfundoi studimet e nivelit bachelor në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Gazit në Ankara. Gjatë studimeve Amiri u njoh me Blerim Sallahun, i cili është këshilltar yni ligjor në Lëvizje. Momentalisht Amiri është në përfundim të disertacionit të doktoraturës në departamentin e Ortodoncisë. Ai ka qenë zyrtar për marrëdhënie me jashtë në Odën e Stomatologëve të Kosovës, dhe përmes lobimit ka ndihmuar në anëtarësimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Stomatologjisë. Dija profesionale dhe vullneti i mirë i Amir Mamushës tash do të gjejnë shprehje në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe progresin e vendit tonë.

 

Kategoritë
LajmeVendi