Ambasada e SHBA-së: Qeveria malazeze pa mëdyshje të dënojë gjenocidin në Srebrenicë

Ministri i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Parlament, tha se është i gatshëm të pranojë se krimi i gjenocidit është kryer në Srebrenicë, kur ai të vërtetohet pa dyshim.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Podgoricë njoftoi se pret nga Qeveria e Malit të Zi të dënojë pa mëdyshje masakrën në Srebrenicë dhe ta quajë atë siç ishte, gjenocid.

Të premten, ministri malazez i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Parlament, tha se është i gatshëm të pranojë se krimi i gjenocidit është kryer në Srebrenicë, kur ai të vërtetohet pa dyshim.

Nga ambasada theksuan se janë të shqetësuar për komentet që hedhin dyshim për atë që ndodhi në Srebrenicë në vitin 1995.

“Kërkojmë qartësi dhe shpresojmë se Qeveria e Malit të Zi pa mëdyshje do ta dënojë masakrën dhe do ta quaj ashtu siç ishte, gjenocid”, theksuan nga ambasada.

Partia opozitare dhe aktivistët qytetarë kërkuan dorëheqjen e ministrit Leposaviç.

Kategoritë
LajmeRajoni