Aktakuzë ndaj 26 policëve, dyshohen për marrje ryshfeti në pikën kufitare të Vërmicës

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që punonin në pikën kufitare në Vërmicë.

Ata dyshohen për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuza janë: A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

“Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: “Marrja e ryshfetit””, thuhet në njoftim. EO

Kategoritë
LajmeVendi