Agron Kuka, zyrtarisht anëtar i bordit të Federatës Evropiane të xhudos

Agron Kuka do të jetë drejtor sportiv në Federatën Evropiane të Xhudos

Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se edhe zyrtarisht Agron Kuka është bërë anëtar i bordit ekzekutiv të Federatës Evropiane të xhudos.

Ai ka shkruar në Facebook se Agron Kuka do të ketë detyrën specifike të drejtorit sportiv.

“Xhudo e Kosovës ka vlera që i njeh Evropa. Ngjarje me rëndësi për sportin e vendit tonë. Urime kryetarit të federatës tonë për postin, post ky i ofruar nga tashmë presidenti i EJU, Laszlo Thot marrë parasysh vlerësimin që ata bajnë për xhudon e Kosovës”, ka shkruar ai.

Kategoritë
Sport