Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar mbrëmë për në Turqi.
Atje, siç është konfirmuar edhe në komunikatën e Qeverisë, Kurti pritet të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Në Ankara, Kurti do të ketë një takim edhe me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.
Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë
“Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, ai do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”,bëhet e ditur në komunikatën e kryeministrisë.
Forumi i parë Ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë do të mbledhë biznese të shumta nga Kosova dhe Turqia si një mundësi për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.