Abazi: Kosovës i duhet qeveria e udhëhequr nga PDK, Kurti po bën thirrje për anarki

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Menduh Abazi, ka thënë se vendi ka nevojë për rimëkëmbje në të gjitha fushat e veta.

Madje ai në Info Magazine premtoi se këtë rimëkëmbje do ta bëjë Partia Demokratike e Kosovës, për të cilën thotë se sa herë ka dhënë premtime i ka realizuar, njofton Klan Kosova.

”Kemi parasysh faktin që, PDK sa herë ka dhënë premtime, i ka realizuar. Ekspertët tanë që kanë përpiluar planin kanë detajuar gjërat se ku do t’i marrin këto mjete. Vendit i duhet PDK, qeveria e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës. Sepse e dijmë çdoherë që vendimet e mëdha janë marrë nga PDK-ja”.

”Këto zgjedhje do të tregojnë edhe njëherë forcën tonë si parti, që është parti shtetndërtuese. Parti e cila çdoherë ka sakrifikuar edhe liderët e saj për të ndërtuar institucionet e vendit. Momentalisht jemi duke folur për një grup të partive politike, të cilat nuk i njohin dhe nuk i respektojnë institucionet e vendit, dhe parti të cilat i respektojnë ato”.

”Kemi respektuar raste ku vet liderët tanë si shkak i këtyre veprimeve edhe janë dënuar dhe kanë shkuar në Hagë. Kemi fjalën tek Hashim Thaçi e Kadri Veseli, kur pjesa tjetër e politikës i ka akuzuar se ata po votojnë Gjykatën Speciale për t’i çuar shokët e tyre në Hagë, ndërsa ata kanë shkuar vet, është diçka përtej vetes”.

”Ndërkohë kemi pjesën tjetër të politikës që nuk respekton asnjë vendim të vetëm që nuk është në të mirën e tyre. Është mirë për ta kur ju bjen mirë, është e kapur Gjykata, është e kapur Policia, kur nuk ju bie mirë. Dhe kosovarët duhet t’i shohin këto gjëra që janë duke ndodhur vazhdimisht. Kemi vendimet e prera të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese dhe ato vazhdojnë të mos respektohen”.

”Ka një thirrje për anarki dhe kjo është e rrezikshme për sigurinë e vendit dhe çdo thirrje e tillë mund të rrezikojë investimet, kot ne flasim pë investime të huaja, kot ne flasim m’i thir investitorë të huaj, kur siguria jonë vihet në rrezik. Është shumë e rëndësishme që siguria e vendit të jetë parësore”.

Kur u vu në rrezik siguria e vendit sipas juve?

”Kur një kandidat për kryeministër nuk respekton asnjë vendim të gjykatës, unë se di kush pret me ardh me na njoftë më mirë se na”.

”Kemi çdo ditë thirrjet, prapë zotri Kurti, prapë edhe mbrëmë tha se un do t’i prijë listës. Është e tmerrshme kjo, si mund t’i prijë listës kur ty me një vendim të Gjykatës Kushtetuese e më pas edhe me vendim të Gjykatës Supreme iu është ndaluar pjesëmarrja në garë, e ai bën thirrje se do të marrë pjesë. Këtë një lider politik kurrë në jetën e dij, nuk do duhej ta zinte në gojë që të mos respektohet një vendim i gjykatës”.

”Çka prisni prej qytetarëve si do t’i respektojnë dhe do reagojnë ndaj vendimeve të gjykatave, nëse dikush që pretendon me qenë Kryeministër, nuk respekton ato vendime – si mund të presim që qytetarët t’i respektojnë”.

Kategoritë
LajmeVendi