A është i çmendur apo thjesht po tallet me popullin e Kosovës?

Kohët e fundit, në opinionin publik të Kosovës, është në qendër të vëmendjes Arianit Sllamniku, një person që i quajnë teoricien komploti për shkak të pikëpamjeve të tij të ndryshme. A është Sllamniku duke u tallur me popullin e Kosovës apo ai me të vërtetë beson në ato që thotë, kur deri më sot asnjë nga parashikimet e tij nuk ka dalë e vërtetë dhe thjesht flet pa asnjë bazë?

Më parë, Sllamniku ka deklaruar se Bondsteel do të zhvendoset në Nish dhe se do të shpërthejë një luftë mes Kosovës dhe Serbisë deri në fund të vitit 2023, por asgjë nga këto nuk ka ndodhur. Ditët e fundit, ai po pretendon se Faton Hajrizi është ende gjallë, edhe pse trupi i tij është sjellë në Kosovë.

Këto pretendime, të pabazuara në asnjë informacion apo dokument, po vazhdojnë të bëhen pjesë e mediave kosovare, dhe Sllamniku ende po shfaqet në ekrane. Pse media vazhdon të mbajë këtë person në qendër të vëmendjes? Askush nuk e kupton pse dikush që nuk ka pasur asnjë të drejtë deri më sot, vazhdon të ftohet në emisione.

Kategoritë
LajmeVendi