31-vjeçari nga Kosova arrestohet në Austri, kapet me letërnjoftim fals

Në kuadër të një operacioni special të Departamentit Shtetëror të Transportit të Vjenës, një shofer 31-vjeçar nga Kosova u ndalua në zonën e Kundratstrasse të premten, më 27 shtator, shkruan  “Heute.at”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Në fillim të aktit zyrtar 31-vjeçari ka deklaruar se nuk ka leje drejtimi dhe për këtë arsye është identifikuar me letërnjoftim austriak.

Pa patentë shoferi, por letërnjoftim fals

Megjithatë, kur zyrtarët kontrolluan letërnjoftimin, ata shpejt zbuluan se ishte fals. Supozimi u konfirmua nga 31-vjeçari pas pyetjeve të zyrtarëve.

Gjatë veprimeve të mëtejshme zyrtare dhe kontrollit të detajuar, 31-vjeçarit iu gjet një armë bosh dhe rreth 50 gramë kokainë.

U konfiskuan letërnjoftimi fals, arma bosh dhe droga. 31-vjeçari nuk pranoi të dërgohej te mjeku. Pas hetimeve të mëtejshme u konstatua se ai po qëndronte në Gjermani pa leje. Ai u arrestua./Reporteri.net

Kategoritë
LajmeVendi