22 rebelë pro iranianë të vrarë pas sulmeve amerikane

Të paktën 22 luftëtarë irakianë, të cilët i përkasin grupeve militante pro iraniane, u vranë pas sulmeve amerikane në Sirinë Lindore, tha një grup monitorues.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britaninë e Madhe tha se sulmet synuan tre kamionë municionesh që po lëviznin nga Iraku përmes një zone pranë kalimit të al-Qaim në provincën Deir al-Zour të Sirisë, raporton ATSh.

“Militantët e vrarë ishin anëtarë të hezbollahëve Kait’ib dhe grupeve të milicisë irakiane Hashd al-Shaabi”, tha observatori.

“Presidenti i SHBA, Joe Biden urdhëroi një sulm ajror kundër infrastrukturës së përdorur nga milicia e mbështetur nga Irani në Sirinë Lindore”, tha të enjten Pentagoni.

Kategoritë
BotaLajme