15 të vdekur e 1089 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 1089 raste të reja me COVID-19, nga 4270 testime të kryera.

15 qytetarë kanë humbur luftën me virusin, duke e çuar në 1433 numrin e jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.

Në total në Shqipëri, aktualisht janë 31.430 raste aktive.

Kategoritë
LajmeRajoni