11 viktima dhe 304 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Nga 2730 testime të kryera, janë konfirmuar 304 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 593 persona.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Kategoritë
LajmeRajoni